Ish-zyrtarja e OSBE-së thotë se numri i personave të ndaluar nga forcat serbe, ishte më i madh sesa i atyre nga UÇK-ja

“Po fatkeqësisht po, megjithatë masa ka qenë e ndryshme. Numri i personave të cilët janë ndaluar nga autoritetet serbe ishin shumë më të mëdha se sa shifrat e personave që janë ndaluar nga UÇK-ja”, tha dëshmitarja Mitchell

Dëshmitarja Sandra Mitchell, gjatë dëshmisë së saj në Hagë, tha se numri i personave të ndaluar nga forcat serbe ishte më i madh se i atyre të ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Deklarata e Mitchell, erdhi pasi prokurorja Deborah Mayer e pyeti atë se a ka dëgjuar për persona të cilët janë ndaluar dhe nuk janë parë më asnjëherë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po fatkeqësisht po, megjithatë masa ka qenë e ndryshme. Numri i personave të cilët janë ndaluar nga autoritetet serbe ishin shumë më të mëdha se sa shifrat e personave që janë ndaluar nga UÇK-ja”, tha dëshmitarja Mitchell.

Mitchell tha se autoritetet serbe kishin tendenca që të ndalonin të rinjtë të cilët në veçanti ishin anëtarë ose ushtarë potencial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha se disa prej këtyre të ndaluarve, i kanë dërguar edhe në Serbi.

“Gjatë okupimit serb ka pasur shumë serbë ose forca të sigurisë të Serbisë në Kosovë, që një vend i vogël në terma relativ dhe autoritetet serbe kanë pas përgjegjësisht tendencën që të mbanin, të ndalonin të rinj, në veçanti të cilët ishin anëtarë potencial të UÇK-së ose ushtarë potencial të UÇK-së. Disa prej të ndaluarve i kanë dërguar në Serbi dhe sa i takon shifrave, nuk është se dimë tamam shifrat. Jemi mbështetur në shifra në KKN për t’i ditur këto shifra por ishin në mijëra, në qindra, mos me thënë në mijëra. Përgjithësisht këta ishin persona të cilët dërgoheshin në godina të veçanta, domethënë në stacione policie, në burgje në strukturat të cilat ishin pak më shumë të orientuara nga natyra e godinave të ndalimit, pavarësisht se ku mund të ishin konkretisht”, tha dëshmitarja Mitchell.

Mitchell se ndalimet nga UÇK-ja mund të bëheshin edhe në publik. Por, tha se në disa raste bëheshin edhe duke shkuar që ta merrnin të ndaluarin në shtëpi.

“Për shembull, kishte raste kur ne merrnim informacion nga anëtarët e familjes që një person ose disa persona të veshur me uniforma të zeza që kishin sigmën e UÇK-së, që merrnin babain ose vëllain e tyre për një bisedë dhe ata shkonin bashkë me UÇK-në dhe merrnin në pyetje prej tyre”, tha Mitchell.

Ajo tha se OSBE-ja është përfshirë shpeshherë në negociata lidhur me lirimin e oficerëve serbë apo pjesëtarëve të ushtrisë serbe.

“OSBE-ja zakonisht ishte përfshirë në negociata lidhur me lirimin e oficerëve serbë dhe ushtrisë serbe. Mund të jemi të përfshirë gjithashtu edhe në lirimin e disa prej civilëve, por kryesisht kemi qenë të përfshirë në lirimin e persona vetë lidhur me MUP-in apo ushtrinë Jugosllave”, tha Mithcell, duke theksuar që ka pasur raste kur ata janë përfshirë edhe në negociata për lirimin e civilëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika