Një grua lind parakohe, arrestohet burri i saj për dhunë në familje

Një 22 vjecare ka lindur fëmijën e saj parakohe, në Klinikën e Gjinekologjisë, e dyshimet e para janë se lindja ka ardhur si shkak i dhunës fizike nga burri i saj. Nga kjo klinikë kanë thënë se gjendja e gruas dhe fëmijës është stabile, derisa i dyshuari është ndaluar dhe është kërkuar paraburgimi për të

Një 22 vjeçare shtatëzane gjatë së dielës, është paraqitur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Ajo ka lindur fëmijën e saj, parakohe derisa dyshimet e para kanë quar se kjo ka ndodhur si pasojë e dhunës që e njëjta kishte përjetuar nga bashkëshorti i saj, ditë më herët.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj përmes telefonit ka thënë se e njëjta nuk ka pasur shenja të dhunës, por dyshimet që kanë pasur i kanë paraqitur tek organet e drejtësisë.

“Të dielën ka kërkuar është ankuar se ka pasur dhunë, ne shenja të dhunës nuk kemi parë, por e kemi thirr policinë, si cdo herë ne i kemi procedurat e tona, vjen policia i merr deklaratat… Tash tutje merret policia me atë, tash ne e kemi për detyre që kur vje një rast të e thirrim.”

“Ajo ka lind tash sot ose neser ne ja kemi kompeltuar disa analiza, pasi që është ankuar për dhimbje koke, ne i kemi bërë një CD të kokës, ia kemi thirr edhe nerurologun, por jo për fat të mirë është mirë, edhe gjendja e grus është stabile edhe e fëmijës.”

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes një përgjigjeje me shkrim kanë treguar se bashkëshorti i saj, është arrestuar dhe se për të njëjtin kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimet për veprën penle “dhunë në familje”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pranë gjykatës kompetente. Ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.”

Ndërkohë nga Policia e Kosovës, kanë thënë se duhet të i referohemi raportit 24 orwsh, ku është thënë se viktima ka raportuar se ka pasur sulm fizik më 25 nëntor, ndërkohë që rastin e ka paraqitur të dielën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika