Protestohet për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Qytetarët kanë protestuar pro projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve pensionale

Protesta

Nën moton “Duam paret tona”, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, qytetarët kanë protestuar pro projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Trusti është i joni, jo i qeverisë”, “Unë të votova ty, ti voto Trustin”, “Djersa jonë, kursimet tona”, “Mos na e cenoni mirëqenien”, “Populli po vuan shkaku i çmimeve”, “Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, ishin disa nga thirrjet e tyre drejt Qeverisë.

“Nuk ka kohë më shumë, durimi ka humbur”, ka thënë një nga protestuesit.

Nexhat Llumnica, kryetari i sindikatës së KEK-ut, ka thënë se në këtë kohë të rëndë, e të vështirë, kjo gjendje socio-ekonomike pas pandemike, ka bërë që punëtorët të kenë nevojë për tërheqjen e këtij Trusti.

“Mbi 90 për qind e punëtorëve e shprehin vullnetin e tyre për tëqrheqjen e këtyre mjeteve, spese dihet gjendja e tyre, sepse dihet se në çfarë kohe kemi kaluar. Kjo do t’iu ndihmojë mbarë qytetarëve, ato janë kursimet tona, nuk janë mjetet e qeverisë. Ata që nuk kanë dëshirë t’i tërheqin këto mjete, le ti lënë ato”, ka thënë ai.

Nexhat Llumnica, kryetari i sindikatës së KEK-ut

“Vullneti i të gjithëve ëhstë për t’i tërhequr ato mjete. Nuk shohim investim në vendin tonë edhe përkundër papunësisë së madhe, edhe përkundër ikjes së qytetarëve si rezultat i varfërisë së tyre. Lus qeverinë e parlamentin që të votojnë pro kësaj tërheqje”, shtoi ai.

Në këtë protestë paqësore, morrën pjesë edhe disa nga deputetët e kuvendit të kosovës, si Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët, Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e të tjerë.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika