Angli: Autobusi godet urën

Gjatë një udhëtimi për në qendrën tregtare në Sheffield të Anglisë, një autobus dykatësh është përplasur me urën, ku si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar, pasi autobusi dykatësh ka përplasur një urë të ulët, duke e lënë edhe automjetin të dëmtuar.

Ky aksident ka ndodhur të mërkurën e 25 majit në një qytet të Anglisë, Sheffield, teksa autobusi ishte duke udhëtuar për në qendrën tregtare Crystal Peaks në Sheffield, raporton BBC.

Pjesa e sipërme e autobusit u shtyp pasi u përplas me urën e këmbësorëve, ku lartësia e urës shihet të jetë 3.5 metra.

Drejtori i Operacioneve Rob Hughes ka thënë se “hetimi i plotë” për përplasjen është nisur, gjithashtu, ka bërë të ditur se katër pasagjerë kanë pësuar “lëndime të lehta” në aksident.

“Shoferi nuk ka pësuar lëndime por është në shok”, ka thënë Hughes.

Po ashtu, ai ka thënë se është ofruar mbështetja dhe ndihma e nevojshme për personat e lënduar dhe të tjerët që janë përfshirë në këtë aksident.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika