Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

Ilustrim

Parlamenti i Danimarkës e ka ndaluar “trajtimin joadekuat” të teksteve fetare – projektligj që në këtë shtet njihet si ligji për Kuranin.

Shkelësit tani përballen me gjoba apo burgim prej dy vjetëve.

Projektligji është miratuar me 94 vota për dhe 77 kundër.

Dokumenti është miratuar pas një serie të djegieve të librit të shenjtë në Islam, veprime që i kanë nxitur tensionet në shtetet myslimane.

Danimarka dhe Suedia fqinje, kanë regjistruar së fundi disa protesta, për shkak të këtyre incidenteve, çka i ka rritur shqetësimet për sigurinë në Skandinavi.

Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit.

“Historia do të na gjykojë ashpër për këtë gjë dhe me arsye… në fund do të ketë rëndësi nëse kufizimet në liri të shprehjes janë të përcaktuara prej nesh, apo nëse janë të diktuara prej jashtë”, ka thënë Inger Stojberg, lidere e demokratëve të Danimarkës.

Mirëpo, koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë, i kryeministres Mette Frederiksen, ka thënë se kritikat ndaj fesë do të jenë ligjore, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.

Në fund të gushtit, kur Qeveria i ka propozuar ndryshimet, ka thënë se dëshiron të dërgojë sinjal te bota.

Edhe Qeveria në Stokholm ka thënë se është duke shqyrtuar projektligj të ngjashëm, shkruan REL.

Si Danimarka, ashtu edhe Suedia i ka shfuqizuar që një kohë ligjet për blasfeminë.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika