Zveçani pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit kanë nënshkruar marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se komuna e Zveçanit tashmë është pajisur me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se mes tyre është nënshkruar marrëveshja për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi.

“Në zbatim të Programit për vizitat në shtëpi dhe Planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë dhe komuna e Zveçanit nënshkruan marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Tutje, në njoftim thuhet se Ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782 mijë eurosh, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika