Palestinezët po vuajnë nga uria

Gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i ndihmës së OKB-së

Gaza, Palestinë

Gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria, ndërsa luftimet atje vazhdojnë, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i ndihmës së OKB-së.

Carl Skau, zëvendësdrejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, tha se vetëm një pjesë e furnizimeve të nevojshme kanë mundur të hyjnë në Gazë dhe nëntë nga 10 persona nuk mund të hanë çdo ditë.

Siç shkruan BBC, kushtet në Gaza i kanë bërë dërgesat “pothuajse të pamundura”, tha Skau.

Izraeli thotë se duhet të vazhdojë sulmet ajrore në Gaza për të eliminuar Hamasin dhe për t’i kthyer pengjet izraelitë në shtëpi.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Richard Hecht i tha BBC të shtunën se “çdo vdekje dhe dhimbje për një civil është e dhimbshme, por ne nuk kemi alternativë”.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë sa më shumë që të jetë e mundur brenda Rripit të Gazës,” tha ai.

Ndërkohë, administrata Biden ka përdorur një ligj emergjence për të anashkaluar Kongresin dhe për të autorizuar shitjen e rreth 14 mijë fishekëve të municionit tank me vlerë më shumë se 106 milionë dollarë në Izrael.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika