Raportohet përsëri për bomba në disa shkolla të Beogradit

Në Beograd, disa shkolla fillore kanë marrë raportime për vendosjen e bombave në objektet shkollore edhe këtë mëngjes. Prindërit janë njoftuar nga mësuesit dhe arsimtarët që disa shkolla janë nën alarm

Disa shkolla fillore në Beograd morën raporte për bomba të vendosura edhe këtë mëngjes.

Shkolla fillore “Miroslav Antiq”, “Vasa Pelagiq”, “Vlada Akdsentijeviq”, “Isidora Sekuliq” dhe disa të tjera kanë marrë njoftime për bomba.

Prindërit që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë mesazhe nga mësuesit dhe arsimtarët e klasës se kanë marrë njoftim nga MPB-ja se në disa shkolla ​​në Beograd kanë marrë alarm për bombë.

Nga MPB-ja kanë thënë për N1 se Policia ka qenë në terren që nga mëngjesi i sotëm dhe po kryen kontrolle.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet për bomba në shkollat fillore në Beograd, pasi shkolla fillore “20 Tetori” në Beograd me muaj të tërë merr lajmërime për bomba të vendosura çdo ditë, ndonjëherë edhe katër herë në ditë.

Ndryshe, kujtojmë se në adresat e shkollave të Beogradit thuajse çdo ditë prej muajsh vijnë raporte për bomba, nxënësit çdo herë evakuohen dhe tashmë kanë humbur edhe shumë mësime.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika