Nura: Jemi të përjashtuar nga lista e 13 milionëshit, Skenderaj merr zero euro nga Qeveria

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e quan një precedent të rrezikshëm përjashtimin nga lista e përkrahjes së nivelit qendror

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se komuna e cila udhëhiqet nga ai, është përjashtuar nga lista e 13 milionë eurove të shpërndarjes buxhetore nga Qeveria e Kosovës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Nura ka thënë se komuna e Skenderajt ka marrë zero euro nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Nga ajo që ne dimë, projekte të reja është zero, dhe kjo është një shpërfaqje e një liste. Nuk kemi asnjë projekt të ri. Jemi të përjashtuar nga lista e 13 milionëshit”, thotë ai.

Nura thekson se komuna e Skenderajt nga fatkeqësitë natyrore ka pësuar humbje mbi gjashtë milionë euro.

Dhe kjo, sipas tij, do të duhej të ishte komunë me prioritet nga Qeveria.

“Është penalizuar taksapaguesi, qytetari… Prioritet më të madh se një komunë që ka pasur gjendje të jashtëzakonshme nuk ka. Në infrastrukturën politike e kemi pasur të dëmtuar diku mbi 6 milionë… dhe kjo me ligjin për fatkeqësi natyrore e obligon institucionet qendrore t’i financojë me prioritet”, tha ai.

Nura e quan një precedent të rrezikshëm përjashtimin nga lista e përkrahjes së nivelit qendror.

“Për mua çdo komunë që përkrahet është në favor të qytetarëve të këtij vendi, por përjashtimi nga lista investive e përkrahjes së nivelit qendror është e para herë dhe është një precedent i rrezikshëm, sepse, nëse të ardhmen aplikohet kjo mendësi se cila parti politike do të menaxhojë me institucionet qendrore, atëherë komunat do të vuajnë”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika