Kurti pas miratimit të Fondit Sovran: Kosova është vendosur në hartën financiare të rajonit dhe Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas miratimit të Ligjit për Fondin Sovran ka thënë se Kosova është vendosur në hartën financiare të rajonit dhe Evropës, duke shtuar se është vënë baza për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me miratimin e Ligjit për Fondin Sovran, ka thënë se Kosova është vendosur në hartën financiare të rajonit dhe Evropës, duke shtuar se është vënë baza për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Me këtë vendim e vendosëm Kosovën në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës dhe vumë bazën për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme. Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit dhe më tej. Fondi Sovran do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend, duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare dhe duke e ngritur dhe shtuar qarkullimin e kapitalit investiv për gjithë ekonominë e vendit”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten në mbrëmje në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.

62 deputetë të pushtetit, aq sa ishin të pranishëm në sallë, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshinë 47 amendamente.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike, shkruan KP.

Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.

Deputetët ndërkaq kanë miratuar në shqyrtim të dytë edhe Projektligjin për Artin dhe Kulturën, ndërsa ata po diskutojnë Projektligjin për Mbrojtje nga zjarri në shqyrtim të parë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika