Bora mbyll përkohësisht rrugët në Brezovicë, nxënësit barten nga vizitorët

Si shkak i borës, rruga që të shpien drejt qendrës së skijimit në Mitrovicë është mbyllur për qarkullim. Vizitorëve veturat u janë ngecur në borë e disa prej tyre janë kthyer edhe nga rruga që kishin planifikuar duke bartur nxënës që u ishte dashur të ecnin me kilometra deri tek autobusët

Mbi një metër është gjatësia e borës që ka rënë këtë të shtunë në Brezovicë. E për rrjedhojë, kjo ka bërë që rruga që të qon tek qendra e skijimit të mbyllet përkohësisht.

Mirëpo të bllokuar në këto pjesë kanë mbetur shumë vizitor, ndër ta edhe grupe nxënësish të cilët kishin ardhur për shëtitje.

Bartjen e nxënësve nga ishin bllokuar e kanë bërë taksistët të cilët çmimin për transport edhe ua kanë rritur.

“E kemi planifiku me ardh me autobus edhe autobusi u ndal shumë poshtë e na është dashur të ngjitemi mbi 10km lartë. 2 orë kemi bo deri u ngjitëm, u lodhëm fort. Shumica e testoraneve kanë qenë full skemi ngrënë. Kanë qenë 2-3 kerre taksista, u sillshin knej. Ngjitja me taksi për person ishte 5 euro”, ka thënë Leon Konoviku, nxënës i gjimnazit në Mitrovicë.

Hallin e këtyre nxënësve e kishin edhe disa vizitore të tjerë.

“Shumë vështirë, rruga ishte shumë e bllokuar. Ne ishim me veturën tonë, me Range Rover edhe rrugës pamë nxënës. U tmerruam se i pamë në borë rat, duke u dridh pa hangër e pa pi qe 4 orë. Sa kemi mundur i kemi bajtur me veturë tonë tash po shkojmë. Ish vështir po nxansat ishin tmerr edhe tha na kanë thanë që pak kemi me ec e ne jemi qe 4-5 orë”, ka treguar Osman Olluri, vizitor.

E gjatë ditës, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se rrugët janë hapur për qarkullim.

“Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit  është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi. Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes. Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore. Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve. Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës. Policia ka ndihmuar vazhdimisht ç’do qytetarë për të kaluar në atë pjesë, në dy drejtimet. Që nga mbrëmë është në terren dhe duke i koordinuar punët me kompaninë për pastrimim e rrugës”, ka sqaruar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Reshjet e borës në kanë vështirësuar edhe komunikacionit dhe furnizimin ne energji elektrike edhe në Dragash, për cka kryetari i kësaj komune Bexhet Xheladini ka kërkuar nga KEDS që të ndërrmiren masa.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika