Beqa: Osmani peng i Kurtit, nuk krahasohet me Thaçin

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa është shprehur kritikues ndaj Qeverisë aktuale. Ai ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk mund të krahasohet me ish-presidentin, Hashim Thaçi. Ndërsa sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet t'u kërkojë falje qytetarëve për zotimet që i ka bërë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ia vlen ta takosh presidenen e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk ia vlen të takosh një presidente e cila më shumë rri ulur si të jetë një notere e kryeministrit Kurti, sesa presidente e vendit”, ka thënë Beqa.

Beqa ka thënë se pozita e presidentit të vendit duhet të luajë vërtet rolin e vet. “Së paku duhet të jetë ekuivalent me presidentët tjerë paraprakë”, ka thënë deputeti Beqa, duke shtuar se Osmani ende nuk e ka kryer funksionin e presidentes.

“Mendoj që presidentja aktuale nuk ka qenë efkase”, ka thënë tutje ai, ku ka shtuar se nuk krahasohet me Hashim Thaçin.

Ndërsa, për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Beqa është shprehur se ai duhet t’u kërkojë falje qytetarëve.

Ky kryeministër duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për ato zotime që i ka bërë. Pavarësisht se kush është në pushtet, duhet të sillen si burrështetas, me keqardhje them se Kurti po sillet si opozitë”, ka shtuar deputeti i PDK-së, duke theksuar se tashmë ai e ka mandatin dhe se i njëjti duhet të marrë përgjegjësi.

Madje, ai është shprehur optimist që gjatë vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje.

“Unë jam shumë optimist që do të kemi zgjedhje diku në tremujorshin e dytë të vitit të ardhshëm, me të vetmin qëllim që Kurti po shihet që ka një poltikë të vetën dhe nuk mendoj që mundet me ia dale ashtu siç ja ka nisur rrugën diplomatike, apo bisedimet me Serbinë, sepse nuk ka pasur strategji. Ne kemi dështuar në shumë sektor, në sektorin e sigurisë së jetës, por edhe diplomacisë, nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë kredile ndërkombëtare…”, ka potencuar ai.

Më tej, deputeti nga radhët e PDK-së ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është duke u sjellë si në fushatë zgjedhore dhe se i njëjti, “po shantazhon” personat që nuk e votuan.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj të hëne është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetemë e këtij takimi ishte draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lexo dhe: Osmani takon Abdixhikun, kryetemë e takimit draft-stauti i Asociacionit

Siç njofton Presidenca, Osmani ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit.

Ndërsa, Abdixhiku e ka njoftuar Osmanin lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së draft-statutit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika