Sulmohet një zyrtar policor në veri, i dyshuari tentoi ta godasë me veturë

Një zyrtar policor është sulmuar nga një person i panjohur në Veri të Mitrovicës

Një zyrtar policor, të martën e 19 dhjetorit, është sulmuar nga një person i panjohur në veri të Mitrovicës.

Derisa zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, i dyshuari ka tentuar ta godasë atë me veturë dhe gjatë tentimit i njëjti ka goditur veturën e zyrtarit.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia po vazhdon ta hetojë rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar, yrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godasë dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika