Haliti: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se në ditën e sulmit terrorist në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës, në Kosovë ishte shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Deputeti i PDK-së, Xhevat Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin.

“Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë, por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”.

Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së.

Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në atë periudhë kohore.

Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë atje në atë periudhë…Vetë fakti që s’po bëhet raporti për atë që ka ndodhë në veriun e Kosovës flet që demokracia është duke vepruar me qëllim që disa çështje të heshten dhe raportet e bisedimet të shkojnë në përmbyllje të kësaj situate”, ka shtuar ai.

Haliti është shprehur se duhet të ndiqet rruga diplomatike.

Deputeti PDK-së me kritika ndaj alarmeve të Kurtit e Sveçlës se Serbia po bën plane për sulm ndaj Kosovës

Deputeti i PDK-së, Haliti, tutje në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për deklaratat e tyre se Serbia po bën plane për sulm në Kosovë.

Haliti ka thënë se me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët, dhe i cilësoi si të papërgjegjshme.

Sipas tij, për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes.

Me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes. Nuk besoj që Serbia ushtarakisht është duke u përgatitur të sulmojë Kosovën, jo pse do të dyshonte që të paktën ta gllabëronte veriun, por, sepse, nuk e ka fuqinë të gllabërojë veriun e Kosovës me forca ushtarake, në kushtet kur në Kosovë është NATO. Prekja e kufirit me Kosovën do të thotë luftë me NATO-n”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika