Ish-ambasadori amerikan: Vuçiq është përgjegjës për ndërhyrjet në zgjedhje

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Micheal Kirby, ka dhënë një vlerësim të protestave të fundit në Beograd. Ai ka theksuar se pjesëmarrësit në protestë dukej se ishin të pakënaqur, por jo të gatshëm të rrëzojnë qeverinë

Ish-ambasadori i ShBA-së në Serbi, Micheal Kirby, ka deklaruar se qytetarët që protestuan në Beograd të dielën dukeshin si një masë e pakënaqur, por jo si një forcë e gatshme për ta rrëzuar çdo qeveri.

“Kam parë zhgënjimin e qytetarëve. Nuk e di nëse dhuna ishte e sajuar – por duket se mes protestuesve kishte nga ata që donin të merrnin diçka më shumë prej saj”, ka theksuar Kirby.

Ai ka deklaruar se autoritetet serbe informacionet që i marrin nga Rusia i marrin si të vërteta të pamohueshme.

“Jam në dijeni se ambasadori rus dhe presidenti Vuçiq kanë biseduar. Rusët janë specialistë në përhapjen e dezinformatave dhe përmbajtjeve të rreme. Rebelët gjatë protestës mund të ishin kundërshtarë të parregullsive zgjedhore që ndodhën, por nuk përjashtohet që ata të ishin agjitatorë të cilët ishin futur nga Partia Progresive Serbe apo rusët”, ka theksuar Kirby për Zërin e Amerikës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika