87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje gjatë 2023-tës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se përgjatë vitit 2023, janë, gjithsej, 87 zyrtarë policorë të dorëhequr.

Në një konferencë për media, Hoxha ka theksuar se 28 zyrtarë policorë futen në listën e atyre që kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.

Ai e konsideron si një prej sfidave ripërtërirjen e Policisë së Kosovës.

“Një prej sfidave është edhe ripërtërija e Policisë së Kosovës, dihet se e kemi një moshë goxha të shtyrë të policisë, përveç moshës edhe ruajtja e kuadrove të veçanta, sepse tregu sot është goxha i hapur dhe ofron kushte shumë më të mira sesa brenda policisë, dhe do të synojmë që cilat janë ato mundësi që të ruajmë kuadrot e veçanta brenda policisë, me qëllim që mos ta braktisin Policinë e Kosovës. Sivjet kemi pasur minus 87 zyrtarë policorë dorëheqje, vitin e kaluar minus 50… kemi pasur një rritje të vogël të dorëheqjes, gjë që është një trend që ka vazhduar brendapërbrenda Policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

Ndërprerje të marrëdhënies së punës janë – 28, zyrtarë policorë të pensionuar janë -145, zyrtarë policorë të vdekur janë -24 dhe një zyrtar policor i rënë në detyrë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika