Në dhjetor u shqiptuan afro 6 mijë gjoba për kundërvajtje dhe u hoqën 50 patentë shoferë

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë dhjetorit të vitit 2023 janë shqiptuar pesë mijë e 906 gjoba për kundërvajtje, dhe janë hequr 50 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar pesë mijë e 906 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 50 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1653 gjoba;

– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 592 gjoba;

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 405 gjoba;

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 332 gjoba;

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 244 gjoba;

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 204 gjoba;

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 41 gjoba;

– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 21 gjoba;

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 gjoba;

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba;

– Të tjera, 2395 gjoba.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, PK-ja ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë, derisa të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika