Kurti: Po bëjmë përgatitje për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se tashmë imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik. Ai, gjithashtu, ka theksuar se janë duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në NATO dhe BE

Lëvizja Vetëvendosje(LVV), të dielën po mban mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo mbledhje është duke u drejtuar nga Hydajet Hyseni–Kaloshi.

Hyseni në fillim të kësaj mbledhjeje ka kërkuar nga të gjithë delegatët që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka ndërruar jetë të shtunën e 28 majit.

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit, Kurti ka thënë se tash imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik.

Ai ka përmendur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës,(KiE) duke shtuar se janë duke i bërë përgatitjet për aplikim edhe në Aleancën Veri Atlantike(NATO) dhe Bashkim Evropian(BE).

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka theksuar se një vit i qeverisjes ka qenë mjaft sfidues, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, agresionin rus në Ukrainë e shumë çështje tjera.

Kurti ka shtuar se gjatë këtij viti krahas sfidave kanë shënuar progres edhe në disa fusha.

“Kemi shënuar rritje ekonomike, hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë, kemi luftuar krimin e korrupsionin, kemi avancuar aleancat dhe kemi forcuar raportet me shtetet mike. Kosova është bërë fanar i demokracisë në rajon”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për vizitën e tij zyrtare dyjavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Kryeministri ka thënë se gjatë kësaj vizite ka takuar shtatë senatorë dhe 12 kongresistë, e shtatë zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika