“Propozimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të ndikojë në emigrimin e shqiptarëve nga Lugina”

Serbia po përgatit popullatën për situata luftarake, dhe se propozimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi do të ndikojë në emigrimin e shqiptarëve nga Lugina, thotë diplomati kosovar, Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, njëherësh drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë i propozoi presidentit Aleksandër Vuçiq rikthimin e detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj. Këtë vendim ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Pecit, po e konsideron si një alarm për vendin.

Në një postim në Facebook, Peci ka theksuar se kjo politikë e Serbisë, pos që ka për qëllim përgatitjen masive të popullatës për situata luftarake, do të ndikojë edhe në emigrimin e të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Kjo, për shkak se të njëjtit do të jenë pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Pas armatimit me mjete ofensive gjate viteve te fundit, Serbia është duke e be edhe hapin tjetër ne fuqizimin ushtarak. Beogradi tani është duke e përgatitur edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej katër muajve. Kjo politikë e Serbisë përpos që ka për qellim përgatitjen masive te popullatës për situata luftarake, do te ndikoj edhe ne emigrimin e te rinjve shqiptare nga Lugina e Preshevës, pasi edhe ata do te detyrohen te jene pjese e shërbimit te detyrueshëm ushtarak. Përmes saj padyshim se do te behet ne mënyrë te heshtur edhe ndërrimi i mëtutjeshëm i strukturës etnike ne këto territore”, shkroi ai.

Diplomati kosovar ka potencuar se Perëndimi duhet ta ketë vëmendjen te ajo se çfarë po bën Serbia.

“Përpos politikes ne Prishtine dhe Tirane, perëndimi duhet ta ketë ne vëmendje te plote atë se çfarë është duke be Serbia ne këtë fushe. Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe me shume trupa ushtarake te NATO-s ne rajon për te siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal”, shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka paralajmëruar fillimin e procedurës parlamentare për vendimin e anuluar për pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe rishikimin e ligjit që rregullon këtë detyrim.

Më 4 janar, Vuçeviq i tha televizionit Happy se nisma po fillon në bazë të një vlerësimi të situatës së sigurisë në vend dhe se shumë vende evropiane po riaktivizojnë detyrimin për të shërbyer në ushtri.

Ai deklaroi se nuk ka pasur shërbim të detyrueshëm ushtarak për 13 vjet dhe se ushtria “tash ka nevojë të plotësojë kuadrin rezervë”.

Në Serbi, shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan shkojnë vullnetarisht në ushtri.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika