Daçiq quhet manipulant i pamoralshëm politik nga Ambasada e Ukrainës në Serbi

Ambasada e Ukrainës në Serbi ka njoftuar se pretendimet e kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, janë manipulime të pamoralshme politike.

Siç shkruan e përditshmja serbe “Danas”, në deklaratën e ambasadës thuhet se janë të bindur se politikani serb po përpiqet që të shfrenojë imagjinatën e tij.

“Në fakt, populli serb, i cili ka një traditë të gjatë të luftës për liri, nuk mund të mbështesë ‘a priori’ veprimet e regjimit të tërbuar (presidenti rus Vladimir Putin), që është rimishërim modern i regjimit nazist të Adolf Hitlerit”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së Ukrainës.

Bazuar në deklaratën e ambasadës, thuhet se e njëjta e ka konsideruar imorale përkrahjen e qytetarëve serbë ndaj Rusisë.

“Është përpjekje e pamoralshme për të imponuar mbështetje ndaj qytetarëve të zakonshëm serbë për vrasjen e fëmijëve ukrainas, bombardimin e shkollave, spitaleve, materniteteve dhe shkatërrimin e qyteteve, duke dëmtuar kështu nderin dhe dinjitetin e vëllazërorëve dhe liridashësve të popullit serb”, vijon deklarata.

Po ashtu, në këtë deklaratë theksohet se populli serb e ka përcaktuar qartë vektorin e lëvizjes së tij.

“Populli i një vendi që është kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të mbështesë ata që vazhdojnë punën e Adolf Hitlerit, Jozef Stalinit dhe Pol Potit në shekullin e 21-të, dhe në atë minojnë idealet e komunitetit evropian”.

Ndërkaq, Daçiq, teksa ka folur për situatën në Ukrainë për “Happy TV”, ka pohuar se Serbia nuk ka dyshim që është në anën e Rusisë.

Ai ka potencuar se Serbia nuk është pro luftës, por sipas tij, nëse Serbia nuk e mbështet Rusinë atëherë edhe ata do të mbesin pa përkrahjen e rusëve.

“Një klimë po krijohet në Rusi për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë. Është e pasaktë që do të merrnim diçka, nëse do të ishim kundër Rusisë. Rusia do të mbijetojë pa ne, por ne do të humbasim mbështetjen e tyre. Nëse i humbim ata, atëherë nuk kemi mbështetjen e askujt”, tha Daçiç.

Ndryshe, agresioni rus ndaj Ukrainës kishte nisur më 24 shkurt të këtij viti.

Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, BE-ja dhe SHBA-të kanë vendosur një sërë sanksionesh të ashpra ndaj Rusisë.

Por, këtyre sanksioneve nuk i është bashkangjitur edhe Serbia.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika