Ministri i Jashtëm italian kërkon formimin e ushtrisë së BE-së

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Fotografi nga arkivi.

Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët që mund të luajë një rol paqeruajtës dhe për të parandalojë konflikte, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza Italia, që ai udhëheq.

“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë na duhet një ushtri evropiane. Ky është një parakusht thelbësor që të jemi në gjendje të kemi një politikë efektive të jashtme evropiane”, tha ai në intervistën që u publikua më 7 janar.

“Në një botë me lojtarë të fuqishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rusia – me kriza nga Lindja e Mesme e deri në Indo-Paqësor – qytetarët italianë, francezë apo sllovenë mund të mborhen vetëm nga diçka që veçse ekziston, domethënë Bashkimi Evropian”, shtoi ai.

Çështja e bashkëpunimit evropian në fushën e mbrojtjes është ngritur në agjendën politike që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë.

Megjithatë, përpjekjet janë përqendruar më shumë në zgjerimin e NATO-s, me Finlandën – anëtaren e BE-së – që iu bashkua aleancës vitin e kaluar dhe me Suedinë që po ashtu është në rrugë që t’i bashkohet NATO-s.

Tajani po ashtu tha se 27 shtetet e BE-së duhet të përmirësojnë udhëheqjen e tyre dhe të krijojnë një presidencë të vetme, e jo sikurse struktura aktuale, ku Këshilli Evropian ka president dhe Komisioni Evropian po ashtu ka president, shkruan REL.

Tajani u bë udhëheqës i Forza Italia vitin e kaluar pas vdekjes së Silvio Berlusconit.

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor do të jenë matësi i parë i popullaritetit të partisë, pasi humbi liderin e saj karizmatik, Silvio Berlusconi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika