Blinken: Palestinezët nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se palestinezët nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza dhe duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre sapo të përmbushen kushtet e jetesës.

“Civilët palestinezë duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të lejojnë kushtet”, ka deklaruar Blinken të dielën. “Ata nuk munden, nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza”, ka shtuar ai.

Blinken ka dënuar deklaratat e disa prej ministrave izraelitë, të cilët kanë bërë thirrje që palestinezët të zhvendosen.

Komentet e tij kanë ardhur pas raporteve se disa persona janë vrarë në një kamp të refugjatëve në Gazan veriore, raporton BBC.

Pamjet kanë treguar trupa të shtrirë afër ndërtesave të shkatërruara, shumë prej tyre, gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë përgjigje ndaj raporteve të tilla.

Gjithashtu, më shumë se 60 palestinezë thuhet se janë vrarë gjithashtu ditën e kaluar në qytetin jugor të Khan Younis.

Kampi Jabalia është goditur disa herë qëkur Izraeli filloi luftën e tij kundër Hamasit pas sulmit të paprecedentë nga persona të armatosur të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

Rreth 1200 njerëz u vranë – shumica civilë – dhe rreth 240 të tjerë u morën peng në bastisjet e Hamasit.

Më shumë se 22,000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Ajo ka raportuar të paktën 113 vdekje gjatë 24 orëve të bombardimeve izraelite.

Linja zyrtare nga qeveria izraelite është se banorët e Gazës përfundimisht do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, megjithëse ende nuk është përcaktuar se si dhe kur kjo do të jetë e mundur.

Ndërkohë, situata në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Zyrtarët shëndetësorë thanë se edhe objektet mjekësore përfshirë spitalet tani janë të pasigurta.

Ndryshe, Blinken po vazhdon turneun e tij të katërt në Lindjen e Mesme që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi.

Ai do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite të hënën, ku do të flasë me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Më pas, ai do të shkojë në Izrael ku do të zhvillojë bisedime atje të martën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika