U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdar, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdar, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi, teksa shtoi se do të ushtrohet e drejta për ankesë.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, ka deklaruar Smakiqi për Radio Dukagjinin.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19-vjeçar në vitin 1999.

Ai është arrestuar në pjesën tjetër të kalimit kufitar, Merdar.

Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë.

Nga ana e saj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Për rastin është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Britanisë sё Madhe nё Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Zyra Ndёrlidhёse e Kosovёs nё Serbi do t’u paraqesë kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar ambasadorin Jetish Jashari ta vizitojё Dakajn, qё tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet Dakajt nga organet serbe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika