Cameron flet në Parlamentin britanik: Duhet të tregojmë zhgënjim më të madh për Qeverinë e Serbisë

Në një seancë të Parlamentit britanik, ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka sjellë në vëmendje incidentin e fundit në veri të Kosovës, të njohur si sulmi i Banjskës, teksa tha se duhet të tregohet zhgënjim më i madh me Qeverinë e Serbisë

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën e krijuar në veri, ku mbeti i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Në një seancë të Parlamentit britanik, ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka sjellë në vëmendje incidentin e fundit në veri të Kosovës, të njohur si sulmi i Banjskës, teksa tha se duhet të tregohet zhgënjim më i madh me Qeverinë e Serbisë.

Cameron, më katër janar të këtij viti, zhvilloi vizitë njëditore në Kosovë, ku përsëriti se siguria e Ballkanit është interes nacional i Britanisë së Madhe.

Atij iu parashtruan disa pyetje për situatën në Kosovë nga deputetja Alicia Kearns.

“Ne pozicionin tonë [të Britanisë së Madhe], duhet të jemi të qartë në qëndrimin dhe politika tona. Ne duhet të tregojmë zhgënjim më të madh për Qeverinë e Serbisë. Duhet t’i pyesni vetë BE-në dhe SHBA-në nëse ato janë të zhgënjyera [me Serbinë]. Por nga bisedat që kam pasur, ka zhgënjim. Kemi pamje të qartë se çfarë ndodhi atë ditë. Po t’i shohim armët, numrin e njerëzve – jam i vetëdijshëm se sa i rrezikshëm ishte ai sulm”, ka thënë Cameron.

Cameron ka theksuar se Britania vazhdon ta mbështetë politikën e dialogut.

“Politika jonë është e ashpër dhe realiste. Stuart Peach [i dërguari i Britanisë për Ballkanin Perëndimor] shkoi në Serbi dhe diskutoi me Vuçiqin pas sulmit në Banjskë. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka shtuar ministri i Jashtëm i Britanisë.

Deputetja pyeti Cameronin edhe për mendimin e tij për demokracinë në Serbi, teksa përmendi parregullsitë në zgjedhjet në Serbi dhe për raportimet për rrahjen e politikanit opozitar serb, Nikolla Sanduloviq nga shërbimi i sigurimit serb (BIA).

Një ditë para kësaj, Sanduloviq kishte publikuar një postim duke kërkuar falje për vrasjen e 50 anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz më 1998.

Cameron tha se janë të shqetësuar për mënyrën se si janë zhvilluar këto zgjedhje dhe se kanë kërkuar hulumtim dhe shkrimin e raporteve për parregullsitë në to.

Lidhur me rrahjen e politikanit opozitar serb, ministri britanik tha se janë të informuar dhe se tingëllon ekstrem shqetësuese dhe se kanë kërkuar informacion shtesë, por nuk duan të reagojnë pa u njoftuar me të gjitha faktet.

“Jemi të vetëdijshëm nga raportimet për Sanduloviqin. Po presim më shumë informacione. Është shqetësuese. Do të reagojmë pasi të kemi informacionet e plota”, ka thënë Cameron.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika