Drejtori më i suksesshëm i Prishtinës këtë vit ka prioritet Rrugën A

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi listoi projektet e realizuara ndërkaq tregon prioritetet që ka për vitin 2024

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se viti 2023 ka përfunduar mirë me realizimin e projekteve që ishin të planifikuara.

“Si fillimi i punimeve në rrugën A që është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm. Mund të them se 70 për qind të kolektorit e kemi përmbyllur atje, kemi pasur një situatë me rrugën A që disa here është pezulluar, tani ka përfunduar si e tillë. Besoj që deri në fund të gushtit do ta kemi komplet, diku 1.5 km të rrugës të asfaltuar”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se kanë filluar punimet edhe në rrugën B, që sipas tij lidhet me rrugën A.

“Kemi filluar punimet në unazën e qytetit që është në lagjen “Arbëria” mbi hekurudhë…Kemi asfaltuar një pjesë të hyrjes së Gollakut nga Prishtina. Janë edhe shumë projekte tjera të mëdha të cilat i kemi filluar”, ka thënë tutje drejtori i Investimeve Kapitale në kryeqytet.

Tutje, Xhaferi ka shtuar se viti që lamë pas ka qenë një vit shumë i mirë, me shumë problem, por sipas tij, i’a kanë dalë mbarë.

Për më shumë informacione, mund ta shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika