Kryeministri irlandez sot takohet me Kurtin dhe Osmanin

Kryeministri Abin Kurti, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka pritur kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, me të cilin do të zhvillojë këtë të enjte takim e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për media

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Varadkar në takimin me Kurtin do të pritet me ceremoni shtetërore, ndërsa takimi zhvillohet në orën 09:30.

Pas takimit, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkaq, në orën 11:00, Osmani pret në takim kryeministrin irlandez në ambientet e presidences.

Ndryshe, Varadkar po bën vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike.

“Nga data 10 deri më 11 janar 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Irlandës, zotëri Leo Varadkar së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika