Kurti e Vuçiq javën tjetër në Zvicër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i cili do të fillojë punimet javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në anën e djathtë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në anën e majtë, Josep Borel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialog, në Bruksel

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezentë”, ka shkruar Rohde në X.

Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika