Erdogan: SHBA-ja e Britania po e shndërrojnë Detin e Kuq në “det gjaku”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, për përdorim joproporcional të forcës ndaj rebelëve të grupit Huthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Iraku

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, për përdorim joproporcional të forcës ndaj rebelëve të grupit Huthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Iraku.

Erdogan ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë duke thënë se po përpiqen ta shndërrojnë Detin e kuq në një “det gjaku”, shkruan Reuters.

Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, ka kritikuar ashpër Izraelin për luftën e tij në Gaza, ndaj grupin militant palestinez Hamas dhe ka kritikuar vazhdimisht vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës së Izraelit.

I pyetur nga gazetarët për sulmet ajrore dhe detare gjatë natës nga forcat amerikane dhe britanike në të gjithë Jemenin, si kundërpërgjigje ndaj forcave Huthi për sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, presidenti turk ka thënë se ato nuk ishin proporcionale.

“Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës”, është shprehur Erdogan në një deklarim pas lutjeve të së premtes në Stamboll.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe të enjten vonë kanë nisur një valë sulmesh ajrore dhe detare ndaj objektivave të rebelëve të grupit Huthi në Jemen.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika