Mbi 38 mijë raste me gripin sezonal, bëhet thirrje për vaksinim e vigjilencë

Numri i rasteve me gripin sezonal ka kaluar shifrën prej 38 mijë rastesh gjë që sipas IKSHP-së, ka kaluar pragun epidemik. Ky institucion por edhe specialistë të mjekësisë bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe të bëjnë më shumë kujdes

Gripet sezonale janë të zakonshme, e sidomos në periudhat e ftohëta të vitit.

Por për Hakif Malokun, gripi aktual qe më i rëndi deri tani.

Ndonëse vaksinimin thotë se e ka bërë, ai konsideron se nuk e kaloi lehtë.

“Po e kam pas para dy muajsh. Ky grip për shëndetin e qytetarëve, po ia jap një kompliment pak qesharak, “më i rrezikshëm sesa Serbia”, shumë i rëndë sa që 6 infizione i kam marrë për me largu, edhe e shoqja 7, ma ron nuk po mundet me përballue. Ajo i ka brenda ditës dy mi marr e edhe barnat e tjera ndihmëse. Kështu që virus më i rëndë, më i rëndë sesa Covidi”, ka deklaruar Hakif Maloku.

E nga ky grip, vizitat në QKMF janë rritur dukshëm.

“Numri i vizitave në kujdes parësor është rritur për diku 30% si rezultat i pacientëve që vizitojnë qendrat tona me siptoma të gripit. Janë të të gjitha moshave mirëpo dominojnë mosha e mesme. Po trajtohen me terapi simptomatike, këshilla për pushim dhe lëngje”, ka deklaruar Bujar Gashi, Drejtor i QKMF në Prishtinë.

E se rastet e gripit sezonal kanë pësuar rritje, e konfirmon edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Sipas të dhënave të tij, mbi 38 mijë raste të këtij gripi janë regjistruar nga 2 tetori e deri më 7 janar, ndërsa vetëm në javën e parë të këtij viti janë raportuar mbi 5700 raste, për çka sipas IKSHPK-së, është kaluar pragu epidemik.

Bashkë me gripin, në qarkullim është akoma edhe COVID-19. Brenda periudhës së njëjtë, janë kryer 326 testime, derisa janë konfirmuar 63 raste pozitive.

Në këtë situatë, infektologët dhe institucionet kërkojnë vigjilencë të shtuar.

“I apeloj mjekët dhe qytetarët që vaksina kundër gripit sezonal është dasht të mirret qysh në muajin nëntor ose dhjetor, koha më ideale që tani të ishim më të sigurt, të mos infektohemi dhe ta bartim sëmundjen tek familjarët. Nuk është vone qe ta bëjmë më të mirëm për shëndetin e qytetarëve me i marr vaksinat kundër gripit”, ka thënë infektologu Hamdi Ramadani.

Infektologu Ramadani thotë se gripi do të vazhdojë të jetë prezent edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Ai këshillon që personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 60 vjeç ta kenë prioritet vaksinimin.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika