Anulohen edhe dy seanca të tjera në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Sipas asaj që është bërë e ditur në faqen zyrtare të DhSK-së, seancat të cilat janë anuluar në këtë çështje gjyqësore janë ato, të cilat ishin planifikuara të mbaheshin më 19 dhe 22 janar 2024

Pjetër Shala

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë janë anuluar edhe dy seanca të tjera në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Sipas asaj që është bërë e ditur në faqen zyrtare të DhSK-së, seancat të cilat janë anuluar në këtë çështje gjyqësore janë ato të cilat ishin planifikuara të mbaheshin më 19 dhe 22 janar 2024.

Po ashtu, këtë muaj janë anuluar edhe dy seanca të tjera, ajo e 11 dhe 12 janarit 2024.

Në këtë çështje gjyqësore deri më tani janë dëgjuar disa dëshmitarë, si dhe ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi.

Gjatë muajit shkurt 2023 ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars 2023 ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika