Stojkoviq: Ndihem më i sigurt në Kosovë se në Serbi

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se ndihet më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi nën udhëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiq

Avokati, Çedomir Stojkoviq.

Avokati i politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, i cili bërë homazhe të enjten në Prekaz te varrezat e familjes Jashari, ka deklaruar se ndihet më i sigurt tani në Kosovë sesa në Serbi nën udhëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në asnjë moment nuk kam ndier frikë e as nuk do të ndjej, duke pasur parasysh multietnitetin e Kosovës sot dhe nivelin e të drejtave të njeriut që qeveria e ka arritur, unë ndihem më i sigurt në Kosovë, siç ndihem tani në Serbi nën Aleksandër Vuçiqin”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka deklaruar se nuk ka aspak frikë të kthehet në Serbi dhe ndjehet krenar për atë që ka bërë në Kosovë.

“Ne nuk e kemi atë luksoz që të frikësohemi, e kemi detyrim të lëvizim tutje pavarësisht frikës, do të doja që mentaliteti në Ballkan të ndryshojë në këtë mënyrë, duke mos më pyetur se a kam frikë, pra të më pyes se a krenohem për atë që kam bërë, dhe unë krenohem”, ka deklaruar tutje ai.

Po ashtu, ai i pyetur nëse ka frikë se do t’i ndodhë e njëjta gjë sikur klientit të tij, i cili u rrah dhe u kërcënua nga policia sekrete serbe, ai tha “Le të më rrahin edhe mua, le ta kuptojnë regjimin e Vuçiqit”.

Ai ka shtuar se në momente të caktuara ka marrë kërcënime se diçka do të ndodhë me familjen e tij, por jo për shkak të qasjes së tij me Kosovën, por me Rusinë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika