Ëmbëlsira në formë bonboni 44.24 kg në Librin Guinness

Ëmbëlsira më e madhe në botë në formë bomboni

Ilustrim
Ilustrim

Ëmbëlsirat, tortet e çokollatat shpeshëherë janë të preferuarat e njerzëve. Dy përdorues fanatikë të Tik Tok-ut me mijëra ndjekës vendosën të bëjnë një tortë gjigante në formë bonboni. Kjo ëmbëlsirë theu rekordet dhe fitoi një vend në Librin Guinness.

Ilustrim
Ilustrim

Pas testimit dhe pjekjes së shtresave të shumta të ëmbëlsirës, Tiktoker Nick DiGiovanni dhe Lynn Davis kombinuan përbërësit në një ëmbëlsirë gjigante që peshonte 44.24 kg.

Ilustrim
Ilustrim

Për ta bërë atë, përdoren: 32 pako me përzierje ëmbëlsirash të gatshme, rreth 100 vezë, 2,72 litra vaj ulliri, 16 pako salcë kosi, gati 10 kilogram sheqer pluhur, 2 pjata gjalpë, rreth 7 litra ujë, 16 kuti me ekstrakt të ëmbël vanilje.

Për të bërë këtë ëmbëlsirë gjigante, ata e poqën në disa tepsi dhe më pas i vendosën njëra mbi tjetrën në një tepsi gjigante të rrumbullakët.

Ilustrim
Ilustrim

Ajo është lanë gjithë natën në temperaturë të ulët, të nesërmen është zbërthyer, ku i kanë shtuar kremin dhe tartufin me ngjyrë.

Rezultati ishte nje rekord i vërtet i embëlsirës me të madhe në botë. Një tortë që peshon 44.24 kg.

Ilustrim
Ilustrim

”Disa muaj më parë as nuk e dija se çfarë është një cake pop dhe atëherë takova llinjen  ku së bashku bëmë tortën më të madhe në botë, dhe kështu menduam që ju ta shikoni videon tonë të parë që mori miliona shikime dhe disi madje tërhoqi vëmendjen e Guinness”, ka thënë Nick Digiovanni.

Ilustrim
Ilustrim

Siç deklaruan ata, tortën gjigante në formë bonboni e shpërndanë te miqtë, familjarët, njerëzit në nevojë, me një ekip sportiv, një pjesë e mbajtën në frigoriferët e tyre por gjithsesi nuk mund ta konsumonin të gjithën.

Tani më, në Librin Guinness zë vendë edhe ëmbëlsira më e madhe në bot.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika