Tërnava: Zanafilla e vrasjeve është në institucione

Pas raportimit se në Kosovë, fenomeni i vrasjeve është shpeshtuar, ku sipas raportit zyrtar të policisë pesë muajt e fundit kanë ndodhur rreth 30 vrasje, Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, ka deklaruar se zanafilla e tyre është në institucione

Hajrullah Ternava- ekspert i sigurisë

Teksa në Kosovë po raporohet se fenomeni i vrasjeve është shpeshtuar, ku sipas raportit zyrtar të policisë pesë muajt e fundit kanë ndodhur rreth 30 vrasje, Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, ka deklaruar se zanafilla e tyre është në institucione.

Tërnava ka thënë se situata në të cilën gjendet Kosova është shqetësuese, sa i përket rritjes së numrit të vrasjeve.

“Zanafilla e krejt këyre vrasjeve është te një kohë në këtë sistem që institucionet e shtetit janë mjaft të kriminalizuara dhe në krye të tyre janë punësuar njerëz, që më shumë i ngjajnë nepotizmit. Nuk luftohet krimi ashtu siç duhet, sa njeri ka armë pa leje, ku po i marrin ata”, është shprehur Tërnava në emisionin “Five”, në RTV Dukagjin.

Hajrulllah Ternava -ekspert i sigurisë

Megjithatë, ai nuk i lë në faj vetëm dorasit të cilët e kryejnë krimin.

“Nuk po ndodhin rastësisht por edhe fajin nuk po ia lë vetëm vrasësit, sepse ai është dashur të jetë në burg për veprat që nuk është dënuar dhe ta kishte përjetuar atë burg ashtu siç duhet, dhe nuk do të kishim rastin që të dëgjojmë që ai prap po bën vepër, po bëhet recidivist, po i vazhdon veprat e vrasjes”, ka thënë ai.

Shkaqet e vrasjeve vijnë nga ndikimi i drogës

Sipas Tërnavës, shkaqet e vrasjeve vijnë kryesisht nga ndikimi i drogës.

“Krimet e rëndomta që po kryhen janë nga shkaqet si vjedhja, shitja dhe shpërndarja e drogës, mashtrimi, haraqi, paratë me fajde e të tjera”, shtoi ai.

Ai ka kërkuar nga instituocionet përkatëse që t’i shpeshtojnë kontrollet.

“Vrasjet gjithmonë kanë ekzistuar por në kohën e fundit janë shpeshtuar, policia duhet të jetë më në nivel, të kontrollojnë. Këto shkaqe vijnë më së shumti nga ndikimi i drogës, shitja e drogës nëpër shkolla, kur varet njeriu nga droga ai e ndjek rrugën e krimit”, ka thënë ai.

Armën me leje s’mund ta mbash edhe në autobus

Po ashtu, ai ka potencuar se arma duhet t’iu lejohet vetëm atyre që janë të ekspozuar ndaj rrezikut.

“Armët pa leje janë të ndaluara por edhe arma me leje nuk është e lejuar të mbahet edhe në autobus. Duhet të ashpërsohet metoda, çka i duhet qytetarit arma me vete? Unë jam për ata që t’iu jepet leja specifike personave që janë tepër të arsyeshëm dhe të ekspozuar që duhet të kenë armë, por jo edhe gjithkujt”, theksoi Tërnava.

Sipas tij, policia duhet të rrit numrin e bastisjeve dhe që personat e dyshimtë të jenë në kontroll të policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika