Trump dhe Haley përballen kokë më kokë në New Hampshire

Ish-presidenti, Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, dhe ish-ambasadoren e ShBA-së në Kombet e Bashkuara

Votuesit në New Hampshire do të votojnë të martën për rrethin e parë të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), teksa ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përballet me kundërshtaren e tij republikane, Nikki Haley.

Ish-presidenti Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadoren e ShBA-së në Kombet e Bashkuara.

Haley, në anën tjetër, ka shpresë që votuesit e pavarur do t’i ndihmojnë për ta fituar garën.

Kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Trumpit në Iowa, javën e kaluar.

Kushdo që fiton nominimin do të përballet më pas me një demokrat – ka mundësi të jetë presidenti aktual, Joe Biden – në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, shkruan Rel.

Edhe demokratët do të votojnë të martën në rrethin e parë të zgjedhjeve në New Hampshire, mirëpo për shkak të mospajtimeve mes zyrtarëve partiakë lokalë dhe atyre në nivel kombëtar, Biden është presidenti i parë në detyrë, emri i të cilit nuk është në fletën e votimit.

Gara për nominimin e republikanëve është ngushtuar në dy të dielën, pasi guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i ka dhënë fund fushatës dhe i është bashkuar kampit të Trumpit.

Ai është vetëm njëri prej dhjetëra konkurrentëve republikanë që i kanë dhënë fund garës për president.

Shumë mbështetës së DeSantisit, besojnë se Trumpi është kandidati ideal i republikanëve për president.

Trump, 77-vjeçar, ka thënë të hënën në New Hampshire që “nëse dëshironi një kandidat humbës që vendos Amerikën në rangun e fundit, votojeni Nikki Haleyn”.

Haley, 52-vjeçare, ka thënë se Trump është i preokuuar me paditë civile dhe penale që rëndojnë mbi të.

Vetë Trump i hedh poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se janë ndërtuar mbi baza politike.

Secili banor në New Hampshire mund të votojë dhe ky shtet konsiderohet më i moderuar, në krahasim me Iowën tejet konservatore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika