Elon Musk thotë se është ‘budallallëk’ t’i quash miliarderët njerëz të këqij

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka thënë në Twitter se miliarderët nuk janë njerëzit e këqij

Elon Musk, gjatë Konferencës Satellite 2020 në Uashington, DC, më 9 Mars 2020

Elon Musk, pronari i kompanisë Tesla i cili tashmë pritet të blejë rrjetin social Twitter-in, ka shkruar në Twitter se është “moralisht e gabuar dhe budalla” të përdoret fjala miliarder, si poshtëruese nëse ai person po përdor pasurinë e tij për të krijuar produkte që bëjnë “miliona njerëz të lumtur”.

Musk i ishte përgjigjur një postimi në Twitter që thoshte: “Ndjehem sikur miliarderët janë më të mirë kur përpiqen të fitojnë para dhe më të këqijtë kur i shpenzojnë duke u përpjekur të “bëjnë mirë”.

Ndërsa, Musk ka bërë një sondazh në Twitter , duke pyetur 95 milionë ndjekësit e tij se kujt u besojnë më pak, politikanëve apo miliarderëve.

Që nga mesdita e së premtes, tre të katërtat e 2.8 milionë të anketuarve kanë thënë se kishin më pak besim te politikanët, raporton CNN, trasnmeton Portali D.

Elon Musk tweet

Ai më pas ka etiketuar politikanen, Alexandria Ocasio-Cortez, e cila së fundi ka thënë për Bloomberg se donte të zëvendësonte Tesla-n e saj me një EV të prodhuar nga një kompani që mbështet sindikalizmin.

Musk ka futur në guxim kongresmenen demokrate të bënte të njëjtin sondazh me ndjekësit e saj, derisa ai ka kundërshtuar kryesisht bashkimin e Teslës në të kaluarën.

Alexandria Ocasio-Cortez

“Një sindikatë është thjesht një korporatë tjetër”,  ka thënë Musk në një tjetër Tweet të enjten, i cili kishte fituar 4000 pëlqime deri në mesditë të së premtes. “Shumë më mirë që kompanitë të konkurrojnë për aftësitë tuaja, në mënyrë që të keni mundësi maksimale.”

Nëntorin e kaluar, Musk ka dhuruar afërsisht 5.7 miliardë dollarë aksione të Tesla-s për një bamirësi të pazbuluar, një donacion që e bëri atë donatorin e dytë më të madh në SHBA në vitin 2021, pas Bill Gates dhe Melinda French Gates .

Marrëveshja e Elon Musk për të marrë përsipër Twitterin “nuk mund të ecë përpara”, nëse ai nuk merr më shumë informacion në lidhje me llogaritë e rreme apo “spam” në platformë, ka thënë ai.

Musk kishte theksuar se marrëveshja është “përkohësisht në pritje” derisa Twitter të jetë në gjendje t’i provojë pretendimet në dosjet e tij, se më pak se 5 për qind e përdoruesve të tij aktivë janë llogari “spam” ose të rreme, raporton Independent.

Të hënën, në një temë të gjatë, shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agarwal, pretendoi se kompania nuk do të ishte në gjendje të jepte një provë të tillë publikisht, sepse mbështetet në informacione private dhe të brendshme.

Investitori i Twitter padit Elon Musk

Pas marrjes së Twitter nga Elon Musk, a do të jetë Donald Trump përsëri përdorues i Twitter-it

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika