Zemaj flet për “pengun më të madh” në jetën profesionale

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka treguar se kishte dashur të kthehej në profesionin e tij si jurist, por, sipas tij, politika është një lloj "obligimi"

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka treguar se para se të fillonte të merrej me politikë, kishte punuar në komisionin për legjislacion dhe kishte përfunduar provimin e jurisprudencës.

“Kisha dëshirë shumë që të kthehesha në profesion si jurist, përfundova provimin, mendoja se si të qasem, ishte një lloj dëshire të jem pjesë e institucioneve gjyqësore, prokurorial ose në avokati”, ka thënë Zemaj.

Por, sipas Zemajt, politika është një lloj “obligimi”.

“Por politika është një lloj obligimi, sepse ti e merr një mandat, e ke një mandat dhe e përfundon, mendon që e përfundon dinjitetshëm dhe nuk je ai që e lë partinë, ndoshta në momente që ka nevojë për ty”, ka thënë ai.

Zemaj është shprehur se kur je i angazhuar në politikë nuk lejohet të bësh punë tjetër ose të zhvillohesh në sfera të tjera si ato biznesore ose të tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika