Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në KiE e vulos rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulos rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE, thotë deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulos rrugëtimin e qëndrueshëm në Bashkimin Evropian.

Në një postim në Facebook, në kuadër të vizitës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tahiri ka thënë se diskutuan dhe argumentuan se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni.

“Tash e dy vite të angazhimit tim në delegacionin e Kosovës si anëtar i disa komisioneve dhe pjesëmarrës në grupim politik, e them me përgjegjësi të plotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE. Gjatë kësaj kohe, bashkë me kolegë ishim aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni. Gjatë kësaj vizite, diskutova në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, ku theksova se rrugëtimi i ndërtimit institucional të Kosovës dhe procesi i shtet-ndërtimit është unik, në vijë të plotë me standardet ndërkombëtare dhe modern pasi që sistemi politik dhe qeverisës është ndërtuat nga fillim shekulli XXI”, shkroi ai.

Në Komitetin nga i cili vjen edhe raportuesja për përgatitjen e raportit statutor për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE, Tahiri thotë se ka potencuar që pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga e integrimit euroatlantik.

“Theksin e vura edhe te nevoja që qytetarët e Kosovës të kanë qasje tek instrumentet e këtij institucioni, sidomos rreth çështjes së të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika