Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar një marrëveshje me homologun bullgar, Kiril Vatev, për avancimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural

Në një takim bilateral të zhvilluar të enjten, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij bullgar, Kiril Vatev, në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Në deklaratën e tij, ministri Peci ka theksuar se kjo marrëveshje është rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

Siç ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, fushat e përfshira në këtë bashkëpunim përfshijnë ushqimin, blegtorinë, kultivimin e bimëve, hardhinë dhe prodhimin e verës, zhvillimin rural, peshkimin dhe akuakulturën, si dhe bimët mjekësore dhe bujqësinë organike.

Ministri Peci ka shtuar se do të ndahen ekspertiza dhe përvojë në teknologjinë bujqësore dhe do të zhvillohen hulumtime dhe trajnime me qëllim të ngritjes së kapaciteteve humane.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan edhe koordinimin e politikave zhvillimore në rrafshin ndërkombëtar, duke e karakterizuar bashkëpunimin e tyre si të nevojshëm për të përshpejtuar zhvillimin e sektorit bujqësor.

Ministri Peci ka njoftuar homologun e tij bullgar edhe me zhvillimet aktuale në sektorin e bujqësisë në Kosovë, duke përfshirë politikat zhvillimore të këtij viti.

Ai ka falënderuar ministrin Vatev për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika