Dy gardianë sulmohen nga një i burgosur në burgun e Pasjakut

Dy gardianë të burgut të Pasjakut në Novobërdë janë sulmuar të enjten nga një i burgosur

Foto ilustrim

Në Burgun e Pasjakut në Novobërdë, të enjten, dy gardianë të burgut kanë pësuar lëndime trupore në vendin e punës, pas një sulmi nga një i burgosur.

Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Burgu i Pasjakut, Novobërdë 25.01.2024 – 11:10 – Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia, gjithashtu, ka bërë të ditur se prokuroria është njoftuar dhe është duke e hetuar rastin.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika