“Erëra të fuqishme”, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në rrugët përreth objektit të ri

Mbetjet pas rënies së kulmit të objektit komunal të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të kalojnë nëpër disa rrugë për shkak të erërave të fuqishme.

Rrugët për të cilat është bërë thirrje për kujdes janë rreth objektit të komunës së re në lagjen “Arbëria” si “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” deri sa të bëhet sanimi i plotë dhe evitimi i rrezikut në kulmin e ndërtesës.

“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët ‘Ardian Krasniqi’, ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ të cilat gjenden në lagjen ‘Arbëria’ rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës”, thotë njoftimi i komunës.

Ndryshe, më 18 janar, një vajzë mbeti e lënduar rëndë nga kulmi që ra nga ky objekt.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika