Bastisje në një objekt në Zveçan, gjenden thasë me rërë që dyshohet se përdoreshin për barrikada

Forcat e Policisë së Kosovës dhe EULEX-i kanë kontrolluar një objekt në qendër të Zveçanit, ku janë gjetur thasë me rërë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar lajmin duke thënë se thasët me rërë mund të jenë përdorur për barrikada

Thasët me rërë të gjetura në një objekt në Zveçan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, më 30 janar 2024.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in kanë kryer bastisje në një objekt në qendër të Zveçanit, ku janë gjetur dhjetëra thasë me rërë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se në të kaluarën thasët me rërë janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave.

Ai ka bërë të ditur se autoritetet kanë marrë informacione se në objektin që ndodhet në hyrje të Zveçanit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore ka potencialisht “diçka të kundërligjshme”.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik ne komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale, të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave. Sot, gjatë kontrollave që ka bërë policia, ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”, ka thënë Elshani.

Sipas tij, ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

“Kjo është gjithashtu një dëshmi se grupet kriminale ishin të armatosur rëndë dhe kishin plane për të sulmuar Policinë e Kosovës, në rast se do të përpiqeshin të largonin barrikadat”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, Elshani ka thënë se, sipas informacioneve që kanë pasur, këta thasë me rërë mund të përdoreshin sërish në të ardhmen.

Kujtojmë se më 10 dhjetor 2022, serbët lokalë kishin ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika