Ramadani: KFOR-i nuk e lejoi ministrin Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit, kjo është shqetësuese

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka deklaruar se ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, i është ndaluar hyrja në objektin e Komunës së Zveçanit nga ana e KFOR-it

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka deklaruar se ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës së Zveçanit nga ana e KFOR-it.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur të hënën derisa ministri kishte shkuar për ta takuar kryetarin e komunës së Zveçanit.

“KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës, derisa ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar kryetarin e komunës së Zveçanit”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai tutje ka thënë se KFOR-i ka kthyer mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, “duke dhënë kështu një indikacion për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur t’i ushtrojë kompetencat e veta”.

“Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake”, ka shtuar Ramadani.

Lidhur me këtë çështje, Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë me ministrin, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika