IKSHPK në Ditën kundër kancerit: Kujdesi paliativ të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Ditën Botërore kundër Kancerit, ka theksuar se kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Ditën Botërore kundër Kancerit, ka theksuar se kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit.

Mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ, sipas IKSHPK-së, shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe.

“Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja. Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës. Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal”, thuhet në njoftim.

May be an image of text that says '#WorldCancerDay European Region World Health Organization Kujdesi paliativ duhet të aplikohet prej momentit të diagnostikimit dhe gjatë gjithë rrugëtimit të pacientit palliative'

IKSHPK thekson se në vendet me mbrojtje të dobët financiare dhe sociale, pacientët duhet të paguajnë vetë për barnat esenciale duke përfshirë morfinën ose opioidet të tjera.

May be an image of text that says 'World Health Organization European Region #WorldCancerDay ASNJE Mbulim shöndetësor universal nuk mund të arrihet pa kujdes paliativ care'

“Por, shumë njerëz me kancer dhe kushte të tjera kërcënuese për jetën nuk mund t’a përballojnë këtë. Askush nuk duhet të vuajë nga dhimbjet që mund të lehtësohen”, thuhet në njoftim.

May be an image of text that says '#WorldCancerDay European Region World Health Organization Askush nuk duhet të vuajë nga dhimbjet që mund të lehtësohen. palliative care'

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika