Mali i Zi ekstradon në Korenë e Jugut partnerin e biznesit të “mbretit të kriptovalutave”

Mali i Zi ka ekstraduar një partner biznesi të Hyeong Do Kwon, një sipërmarrës koreano-jugor i njohur si "mbreti i kriptovalutave", i cili është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut për mashtrimet me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove

Hon Chang-Joon, bashkëpunëtor biznesi i Do Kwon, pas seancës në Gjykatën Themelore në Podgoricë, Mali i Zi më 2023.

Mali i Zi ka ekstraduar një partner biznesi të Hyeong Do Kwon, një sipërmarrës koreano-jugor i njohur si “mbreti i kriptovalutave”, i cili kërkohet si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Korenë e Jugut, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove.

Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Hon Chang-Joon, u dënuan më 19 qershor 2023 nga Gjykata Themelore në Podgoricë me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Ata ishin arrestuar në aeroportin e Podgoricës, prej ku kishin tentuar nisjen me aeroplan privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme.

Arrestimi i Do Kwon-it kishte marrë vëmendje botërore, sepse ai është një prej personave më të kërkuar, lidhur me mashtrimet që dyshohen të jenë kryer përmes kriptovalutave.

Policia tha më 5 shkurt se Hon Chang-joon iu dorëzua zyrtarëve të Koresë së Jugut në aeroportin në Podgoricë, dhe se do të kthehej në vendin e tij në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli (Agjencia Ndërkombëtare Policore).

Kwon mbetet në paraburgim në Mal të Zi, derisa zyrtarët të vendosin nëse ai do të ekstradohet në Korenë e Jugut apo në Shtetet e Bashkuara.

Të dy kishin përdorur dokumente të Kosta Rikës, ndërsa përgjatë kërkimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës.

Hyeong Do Kwon dhe Hon Chang-Joon kishin thënë në gjykatë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.

Një gjykatë malazeze më 24 nëntor 2023 tha se Kwon kishte pranuar të ekstradohej në Korenë e Jugut, por se vendimi përfundimtar se në cilin vend do të ekstradohej i takon ministrit të Drejtësisë të Malit të Zi, Andrej Milovic.

Ky vendim ende nuk është marrë.

Do Kwon kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Singapori, për atë që Komisioni amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) e quan “orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”.

Shumë investitorë humbën kursimet e tyre kur Luna dhe Terra USD kolapsuan, duke rënë në një vlerë afër zeros. Pasojat nga kolapsi i Terraform Labs ndikuan gjithashtu në tregun më të gjerë të kriptovalutave, shkruan REL.

Gjykata e Qarkut e SHBA-së në Manhattan ka lëshuar një aktakuzë me tetë pika kundër Kwon për mashtrim me letrat me vlerë, mashtrim me kabllo, mashtrim me mallra dhe komplot. Firma e tij kohët e fundit kërkoi mbrojtje nga falimentimi në Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika