Lajçak: Po i ndjek nga afër zhvillimet lidhur me Rregulloren e BQK-së

Teksa ka bërë një përmbledhje javore të aktivitetit të tij, Lajçak theksoi se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe precedentin serb Aleksandër Vuçiq, “kishte biseda të thella” për procesin e dialogut

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se po i ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë pas vendimit Bankës Qendrore të Kosovës, me anë të të cilit ndalohet përdorimi i dinarit serb.

Kështu njoftoi ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa foli mbi takimet që pati javën e kaluar në Prishtinë e Beograd.

“Unë po ndjek gjithashtu nga afër zhvillimet në lidhje me Rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme, që veçanërisht ndikojnë te komunitetet serbe që jetojnë në Kosovë”, shkroi ai.

Teksa ka bërë një përmbledhje javore të aktivitetit të tij, Lajçak theksoi se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe precedentin serb, Aleksandër Vuçiq, “kishte biseda të thella” për procesin e dialogut dhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë”.

“Javën e kaluar nisa një udhëtim në Beograd dhe Prishtinë për të diskutuar gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog me partnerët e mi. Duke filluar nga Beogradi, u takova me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Në vazhdim të udhëtimit tim në Kosovë, u takova me presidenten Vjosa Osmani për ta informuar për Dialogun, si dhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika