Punëtorët teknikë në grevë, nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” marrin përgjegjësinë e punës

Në mungesë të punëtorëve teknikë, të cilët janë në grevë, nxënësit e shkollës “Naim Frashrashëri” në Prishtinë kanë marrë përgjegjësinë e kryerjes së punëve teknike

Pamje e nxënësve në Shkollën "Naim Frashëri" në Prishtinë.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, punëtorët teknikë kanë filluar grevën nga e hëna, për shkak të pagave të ulëta.

Në mungesë të punëtorëve teknikë, nxënësit e kësaj shkolle kanë marrë përgjegjësinë e kryerjes së punëve teknike.

“Punën e punëtorëve teknik që janë në grevë në shkollën Naim Frashëri po e kryejnë nxënësit”, kështu ka shkruar në Facebook, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Punëtorët teknikë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me pagat, duke kërkuar ngritje.

Komuna e Prishtinës të mërkurën pritet të paraqesë një ofertë për rritjen e pagës për punëtorët teknikë që janë në grevë.

“Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për punëtorët që janë në grevë, dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë këtë se a do të jetë e pranueshme për ne apo jo, greva vazhdon, deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar Azemi.

Nëse greva nuk sjell sukses brenda javës së ardhshme, punëtorët teknikë kanë njoftuar se do të kërkojnë nga komuna të gjejnë punëtorë të tjerë, pasi ata nuk janë të gatshëm të rikthehen në punë me pagën aktuale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika