Oda e Infermierëve hap zyrë për licencim të psikologëve klinik, logopedëve dhe ergoterapeutëve

Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka hapur zyrën për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinik, logopedëve dhe ergoterapeutëve

Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka hapur zyrën për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinik, logopedëve dhe ergoterapeutëve.

“Udhëheqëse e kësaj zyreje është zgjedhur Donika Shahini- Lami, psikologe me përvojë shumë vjeçare e cila deri më tani ka qenë pjesë e komisioneve të rëndësishme të OIK”, ka njoftuar Oda e Infermierëve të Kosovës.

Kjo zyre, sipas njoftimit, do t’u asistojë dhe t’iu japë ndihmë psikologëve klinik dhe komisioneve për licencim të psikologëve klinik.

“Po ashtu, kjo zyrë koordinon edukimin e vazhdueshëm profesional dhe inicion tek organet e OIK të gjitha propozimet në lidhje me aktet normative për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinik” – thuhet më tej në njoftim.

Lidhur me procedurat për licencim e rilicencim, thuhet se zyra do të bashkëpunojë edhe me njësitë organizative të shërbimit profesional e administrativ.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika