Kërkohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga ShBA, dyshohet për një vrasje në vitin 2003

"I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7"

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit ndaj të ekstraduarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili dyshohet për vepre penale vrasje dhe mbajtje pa autorizim të armëve dhe municionit.

Siç thuhet në njoftim, i njëjti është arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga ShBA në Kosovë.

“Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit të ekstraduar nga SHBA, për veprën penale të vrasjes dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit Gjakovë më 8 shkurt 2024.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL. I njëjti është arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika