Deputeti gjerman: Vuçiq në hall të madh për shkak të manipulimeve në zgjedhje

Deputeti gjermano-kroat i Bundestagut, Josip Juratoviq, ka bërë deklarata sot lidhur me situatën politike në Serbi, duke vënë në dukje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nën presion të madh për shkak të pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve të 17 dhjetorit

Deputeti gjermano-kroat i Bundestagut, Josip Juratoviq, ka deklaruar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është në hall të madh për shkak të manipulimeve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Këto komente Juratoviq i bëri pas takimit që delegacioni gjerman pati me anëtarët e Komisionit për Punë te Jashtme dhe Diasporë, me rastin e vizitës në Kosovë.

Sipas tij, në Serbi shtypja është e madhe dhe Vuçiq është në hall të madh për shkak të manipulimeve të zgjedhjeve që kanë ndodhur, marrë parasysh edhe protestat kundër regjimit të këtij të fundit.

Deputetët gjermanë me rastin e vizitës në Kosovë kanë vizituar edhe veriun e Mitrovicës.

Juratoviq tha se në veri kanë parë se serbët ndihen shumë të shqetësuar dhe të manipuluar nga Serbia. Ndërkohë që shtoi se është e rëndësishme që të shikohet se çfarë mund të bëhet për ta.

Derisa tha se Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë, deputeti gjerman foli po ashtu edhe për masat që janë marrë për dinarin, për çka tha se qytetarët serbë do të duhej të përgatiteshin paraprakisht për këtë.

Sipas tij, serbët në veri të Kosovës nuk janë kundër vendimit, porse kanë kërkuar më shumë informacione.

Ai tha po ashtu se arsyeja e vizitës së tyre është rritja e bashkëpunimit në mes të deputetëve gjermanë dhe atyre të Kosovës./ KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika