Rama për raportet Kosovë – Serbi: E shkuara me konflikte t’i lë vend mundësive e progresit të së ardhmes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë për vizitë në Tiranë më 16 shkurt.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqe e bashkëpunim të gjithanshëm në rajon.

“Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në këtë rajon. Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë fqinjëve të rajonit dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Evropës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e progres”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama foli edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ku tha se Shqipëria i mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e BE-së dhe ShBA-së, teksa tha se “e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje” duhet të lëshojë rrugë për mundësitë dhe progresin e së ardhmes.

“Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë fqinjëve të rajonit dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Evropian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Evropës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e progres”, ka vijuar Rama.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika